Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ky është viti i fundit që Festivali Sunny Hill do të mbahet në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Pas një takimi që u mbajt mes babait të Dua Lipës, Dukagjinit dhe Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, u vendos që të ndërrohej vendndodhja e një prej festivaleve më të mëdha që mbahen në Kosovë dhe rajon.
“Ngjarja e madhe kulturore në Kosovë, e cila ka bërë bujë ndërkombëtare, festivali “Sunny Hill”, nga viti i ardhshëm do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bernicë-Prishtinë. Sot prita në takim përfaqësuesit e “Sunny Hill Festival”, Dukagjin Lipën me bashkëpunëtorët, dhe u dakorduam që ky festival nga viti i ardhshëm të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bërnicë, hapësirën e re e cila do të akomodojë dhjetëra mijëra njerëz më shumë, nga gjithë rajoni dhe Evropa, për ta bërë Kosovën destinacionin kryesor për verë. Misioni ynë është që ta promovojmë vendin tonë në botë, dhe ta nxisim turizmin kulturor në vend, përmes promovimit të vlerave tona të përbashkëta”, ka shkruar Shala në njoftimin e tij.