Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Në 12 orë, katër raste kontrabandë në portin e Durrësit. Procedohen 5 persona, mes tyre një doganier
Policia Kufitare e Portit të Durrësit njofton se gjatë 12 orëve të fundit janë evidentuar dhe goditur katër raste të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë.
Policia thotë se është sekuestruar kafe, televizorë, veshmbathje e mallra të tjera të futura kontrabandë ndërsa janë proceduar penalisht 5 shtetas, ndër ta një doganier për “Shpërdorim detyre”.
Rastet e kontrabandës të evidentuara nga policia
Shtetasi E.T, vjeç 35, banues në Durrës, pasi në P K K Port, nga kontrolli në kamionin tip “Skania”, ju gjetën dhe bllokuan 60 kilogramë kafe kokërr, dhe 1000 bustina kafe të futura kontrabandë.
Shtetasi R.K vjeç 62, banues në Gjilan, Kosovë, pasi në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Volvo” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.
Shtetasi R.B vjeç 60, banues në Pejë, Kosovë, pasi në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Volksëagen” me targë zvicerane, ju gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.
Shtetasi F.L vjeç 40 banues në Sukth, pasi në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Benz” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë. Neni 174 i Kodit Penal.
Si dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin G.T vjeç 49, banues në Tiranë, doganier, pasi ka lejuar futjen kontrabandë të mallrave nga disa shtetas, pa kryer veprimet e rregullta ligjore.