Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Pas universiteteve qeveria ka në plan të bëj edhe akreditimin e spitaleve të vendit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se viti 2018 do të jetë viti kur do nisë dhe procesi i akreditimit dhe rankimimit të institucioneve shëndetsore.
“Çdo shërbim që aksesohet nga qytetarët dhe ofrohet për pacientët, kudo në sistemin publik apo në sistemin jopublik do të kërkohet të plotësojë standartet dhe të akreditohet. Ne sot kemi në gjithë territorin e vendit rreth 54 spitale publike dhe jopublike, 450 qendra shëndetësore publike, 1900 pika ambulatore, 122 klinika private, 408 laboratorë privatë, 1416 klinika stomatologjike. Nga këto, kemi vetëm 5 spitale publike dhe jopublike të akredituara dhe një qendër shëndetësore të akredituar. Ndërsa kemi në proces akreditimi 48 qendra të tjera shëndetësore dhe 11 klinika jopublike”, sqaroi ministrja Manastirliu.