Flash News

KRYESORE

Në 2019 hapet porti për super-jahtet dhe resorti luksoz, një orë larg Tiranës

Vetëm një orë larg Tiranës me makinë, në Kalanë e Turrës, është duke u ndërtuar një port i madh për jahte dhe një resort super luksoz. Në Synej të Kavajës është duke vazhduar puna për ndërtimin e ‘Porto Albania’, një hapësirë e madhe që do e fusë Shqipërinë në hartën e destinacioneve luksoze.

Projekti parashikon ndërtimin e një porti për 690 varka dhe jahte, me gjatësi 70 metra; një hotel me pesë yje dhe 146 dhoma, 250 apartamente, qendër tregtare, fushë golfi etj.

Leja është dhënë që në vitin 2014-të dhe buxheti për projektin arrin në 112 milionë euro.

Është kompania zviceriane ‘Finsec AG’, e cila po ndërton këtë vepër dhe hapja e saj parashikohet të bëhet në 2019-ën.

Të fundit