Flash News

KRYESORE

Në 24 minuta emision, gjithë pyetjet për Lleshajn, Meta-Vasilit: Unë nuk luftoj për audiencë! I përgjigjet moderatorja

Në 24 minuta emision, gjithë pyetjet për Lleshajn, Meta-Vasilit:

Në 24 minuta kohë televizive, drejtuesja e emisionit “Open” Eni Vasili e ka pyetur presidentin Ilir Meta rreth Sandër Lleshajt dhe mosdekretimit të tij si Ministër i Brendshëm.

Megjithatë, Meta nuk ka dhënë detaje të tjera rreth vendimit të mosdekretimit të tij, veç faktit që “nuk shkel mbi Kushtetutë”.

Që ditën që kam pranuar këtë detyrë, e cila është detyra e lartë në vendin tonë dhe kam vënë dorë mbi Kushtetutë kam marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë për të respektuar Kushtetutën. Për rastin konkret është krijuar një situatë, por jo nga mua. Jam i bindur që kam vepruar në inters të respektimit të Kushtetutës dhe interesit publik dhe kam për të gjitha përpjekjet e mia për të dhënë një zgjidhje të drejtë. Çështja e emërimit të një ministri, është një çështje që kërkon bashkëpunimin e tre institucioneve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit, tha Meta.

Pas pyetjeve të shumta të Vasilit, siç duket i bezdisur, Meta iu drejtua Vasilit, “Ju luftoni për audiencë, por unë nuk luftoj për audiencë, përndryshe do kisha bërë deklarata të tjera”.

Më tej ai shtoi se nuk sheh dekretimin e Lleshajt si temë kryesore. Ndërsa Eni Vasili u shpreh, “Nuk është çështje audjence është çështje informacioni “.

Të fundit