Flash News

KRYESORE

Në 30-vjetorin e lindjes, Bebe Rexha i bën dhuratë vetes këngën më të re: "S`jam më 20-vjeçe"

Në 30-vjetorin e lindjes, Bebe Rexha i bën dhuratë vetes

Bebe Rexha është gjithmonë duke sfiduar paragjykimet e shoqërisë. Edhe pse në prag të tridhjetave, ajo u përball me "bullizmin" kur stilistët nuk pranonin të qepnin fustanin e saj për eventin e rëndësishëm të "Grammy".

E ndërsa sot në 30-vjetorin e saj të lindjes, këngëtarja shqiptare i ka bërë vetes një dhuratë kaq të bukur. "S`jam më 20-vjeçe" titullohet kënga e saj më e re e shoqëruar me një klip, në të cilin jepen ndjesitë e shumë të rinjve të cilët nuk janë më 20-vjeç.

Teksti të bën të duash veten, trupin dhe moshën tënde:

“Nuk jam më 20 vjeçe,

Mos u përpiq të më bësh të ndihem e pasigurtë

Sepse ashtu si vera, me ikjen e viteve bëhem më e mirë”.

"Jam më e mençur, më e fortë dhe më besoni jam po ashtu një femër shumë herë më e mirë në dashuri sesa 10 vjet më parë”, tha Bebe disa javë para se të publikonte këngën.

Të fundit