Flash News

KRYESORE

Në 48 orë në Shqipëri kanë hyrë 109 598 shtetas

Në 48 orë në Shqipëri kanë hyrë 109 598 shtetas

Gjatë 48 orëve të fundit nga të gjitha pikat e kalimit kufitar në Shqipëri kanë hyrë 109 598 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 26 892 mjete.

Autoritetet kufitare raportojnë se 69 476 shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë dalë nga Shqipëria 2 ditët e fundit së bashku me 18 965 mjete.

Gjithashtu, gjatë 48 orëve të fundit, kanë hyrë në vendin tonë edhe 11346 turistë të huaj nga vende të ndryshme, të organizuar në grupe dhe shoqata , me destinacione të ndryshme në vendin tonë.

Në të gjitha pikat e kalimit kufitar, portete dhe në aeroport janë shtuar sportelet në hyrje dhe në dalje, me qëllim, krijimin e lehtësirave ligjore për shmangjen e radhëve të gjata.

 

 

Të fundit