Flash News

KRYESORE

Në Angli po mendojnë që të amnistojnë emigrantët e parregullt

Në Angli po mendojnë që të amnistojnë emigrantët e

Në Angli po mendojnë që të amnistojnë qindra mijëra emigrantë ilegalë, të cilët ndodhen në ishulli për më shumë se 15 vite. Deklaratë u bë nga Boris Jonson, i cili është kandidatit kryesor për t’i zënë vendin kryeministres së dorëhequr Tereza May.

Nëse kjo realizohet, atëherë do të përfitojnë me mijëra shqiptarë që gjendjen ën Britani, por janë të palegalizuar. Ata do të mund të përfitojnë lejet e qëndrimit në shtetin ishull.

Në një intervistë për “Daily Mail”, Boris Johnson shprehu shqetësimin se në shumë zona të Anglisë, anglishtja nuk është gjuhë e parë e folur dhe kjo do të thotë se të gjithë emigrantët duhet të mësojnë anglisht.

“Tani unë mendoj se historia e komuniteteve që vinë në Londër dhe jetojnë këtu është e jashtëzakonshme. Kemi parë valë migratore dhe ngadalë ata kanë ndryshuar janë përshtatur dhe ata na kanë ndihmuar për diversitetin e kulturës tonë. Kjo është ajo që unë dua për vendin tonë”. deklaroi Jonson.

Dëshiroj për të gjithë ata që vinë në Britaninë e Madhe të ndjehen britanik kjo është me shumë rëndësi por duhet të mësojnë anglisht. Shpesh shikojmë zona të tëra përfshi pjesë të Londrës dhe në qytete të tjera ku nuk po flitet anglisht si gjuhë e parë nga disa njerëz. Kjo me patjetër duhet të ndryshojë.”, përfundoi Jonson.

Të fundit