Flash News

KRYESORE

Në arrest shtëpie pse mori pjesë në protestë, i dënuari ndërmerr masa ekstreme

Në arrest shtëpie pse mori pjesë në protestë, i

Një nga të arrestuarit që morën pjesë në protestat e mëparshme të opozitës ka ndërmarrë një masë ekstreme, ndërkohë që ndodhet në arrest shtëpie.

Ermal Maloku e quan të padrejtë këtë dënim dhe ka vendosur të hyjë në grevë urie në shtëpinë e tij.

Në një intervistë dhënë për Fax Neës, Maloku tha se nuk është kapur në asnjë shkelje që të merrte një dënim të tillë, duke u ankuar se i duhet të marrë leje për të blerë pampers për vajzën e vogël.

“Mora leje për të marrë pampers për gocën, atë ditë ai që më ruante nuk ishte dhe u detyrova t’ia kërkoj dikujt tjetri. Si puna ime ka shumë që janë arrestuar kot. Si mund ta arrestosh dikë vetëm që proteston, nuk është se më kapën me armë, duke u grinder me dikë apo diçka të tillë. Unë do të dal të protestoj, dhe nga greva nuk do të dal. E di shumë mirë se do të kem kërcënime se pse kam hyrë në grevë. Unë e kam pranuar vetë se e kam djegur një gomë.

Si mund të të dënojnë me arrest shtëpie vetëm se ke djegur një gomë. Kërkoj që të kapen ata që më kanë thyer krahun. Kam qenë të Spitali i Traumës, kam fortografi të krahut me allçi, kanë prova për ta vërtetuar se jam dhunuar. Si mund të të gjuajnë 8 vetë për kundërshtim të punonjësve të policisë. Nga ato 8 veta gjuante njëri e gjuante tjetri. Unë e njoh shumë mirë atë që më ka qëlluar. Unë greven nuk kam për ta lënë deri sa të zbardhet e vërteta. Janë kamerat atje që e deklarojnë se më kanë kapur, më kanë gjuajtur dhe e kam parë veten të lyer me gjak. Mund të marrin edhe kamerat e ta faktojnë”, tha Maloku.

Ai është në grevë urie prej pesë ditësh dhe nuk do ta ndërpresë atë derisa çështja e tij të zbardhet plotësisht dhe autorët të marrin dënimin e merituar.

Të fundit