Në Australi bie zjarr i madh, portieri bën super gjest

Portieri Mathew Ryan ma bërë një gjest të madh. Australia është përfshirë nga disa zjarre masive ditët e fundit dhe rreziku është afruar deri në Sydney.

Portieri australian i Brighton, së bashku me Federatën Australiane të Futbollit, kanë vendosur të japin para për bamirësi, për të gjithë të prekurit nga ky zjarr masiv.

Këtë fundjavë, luhen sfidat e kampionatit australian të futbollit, A-League, dhe për çdo gol që do të shënohet, do të shtohen 1000 euro në llogarinë e hapur për të ndihmuar të dëmtuarit nga ky zjarr.