Flash News

KRYESORE

Në BE ka përplasje për emrat e udhëheqësve të unionit

Në BE ka përplasje për emrat e udhëheqësve të

Në Bashkimin Evropian nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për emrat e udhëheqësve të rinj. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha sot se tre kandidatët kryesorë për presidencën e Komisionit Evropian, dështuan të marrin mbështetjen e mjaftueshme nga udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian.

Macron bëri fushatë për të bllokuar kandidatin e kancelares gjermane Angela Merkel, Manfred Weber, një nënkryetar i partisë së saj të qendrës së djathtë.

"Duket qartë këtë mëngjes se nuk kishte një shumicë për Weber-in. tension Francë – Gjermani? Nuk kam asgjë kundër një kandidature gjermane, e thashë dhe nuk ishte shaka, nëse kancelarja (Angela Merkel) do të ishte kandidate, do ta kisha mbështetur, sepse mendoj se ajo ka cilësitë, aftësitë për të qenë një presidente shumë e mirë e Komisionit", tha Macron.

Komentet e presidentit francez u bënë pas një samiti të udhëheqësve të BE-së, në Bruksel, në të cilin u diskutua se kush do të jetë në krye të pozitave kryesore në Bashkimin Evropian dhe çfarë do të jetë prioritet në pesë vjetët e ardhshëm. Të dyja shtetet luftojnë për të vendosur të preferuarin e tyre në postin e Presidentit të Komisonit.

Të fundit