Flash News

KRYESORE

Në Berlin e detyroi Ramën të kërkojë ndjesë, deputeti gjerman sot vizitë në Tiranë  

Pak ditë pas vizitës dy-ditore të kryeministrit di Rama në Berlin, deputeti i CSU në Bundestagun gjerman, njëherësh edhe zëdhënës i BE për zgjerimin, Florian Hahn vjen sot në Tiranë.

Zyrtari i lartë pritet të zhvillojë një sërë takimesh, kryesisht me Ramën, presidentin lir Meta, kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe në fund me kreun e PD, Lulzim Basha.

Të shtunën që kaloi, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në një intervistë në “News24” se Rama kërkoi falje para deputetëve gjermanë lidhur me sulmet që i ishin drejtuar nga disa media shqiptare kundrejt deputetit të CDU, Gunther Krichbaumit, duke thënë se në Shqipëria mediat janë të lira të shkruajnë. Por në këtë moment, sipas Berishës ka ndërhyrë pikërisht deputeti Hahn, duke i thënë se mediat që kanë shkruar për Krichbaum janë media të kontrolluara nga PS.

Kujtojmë se Gjermania është një nga tre vendet skeptike, pas Francës dhe Holandës, të cilat duhet të bindne nga Shqipëria deri në fund të qershorit për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Të fundit