Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Samiti i Berlinit ishte goditja më e rëndë që ka marrë kryeministri Rama në këto gjashtë vite në detyrë në lidhje me përkrahjen ndërkombëtare. Kancelarja Merkel dhe presidenti Macron as që e diskutuan fare çështjen e çeljes së negociatave për antarësim të Shqipërisë. Gjithashtu, kancelarja dhe presidenti, thërrmuan edhe idenë e shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, një ide e mbështetur nga Vuçiç, Thaçi dhe Rama.
Kryeministri Rama vetë nuk ka folur për takimin në Berlin. Të gjitha mediat në vend, të gjitha emisionet televizive, gati në sinkron, nuk po trajtojnë këtë dështim. Titujt e gazetave flasin për gjëra të tjera ose thonë që në Berlin u diskutua për reformat dhe progresin e tyre.
Vitin e kaluar, në prill, kur Komsioni Europian lajmëroi se rekomandonte që Shqipërisë t’i jepet nga vendet e BE-së statusi i vendit që ka hapur negociatat, kryeministri Rama mbajti një fjalim të gjatë në kryeministri ku tha se, më në fund, negociatat u hapën.
Kryeministri tha se “hapja e negociatave nuk është fitore e partisë, që bëri gjithçka për t’i hapur ato dhe u sulmua deri në kockë për këtë përpjekje dhe as humbje e partisë që la kockat për të penguar hapjen e negociatave…”. Pra, për Ramën PS-ja kishte bërë gjithçka që të hapeshin negociatat dhe tashmë ia kishte arritur këtij suksesi, ndërkohë që PD-ja kishte lënë kockat duke luftuar kundër hapjes së negociatave.
Pra, nga njëra anë një gënjeshtër shumë e madhe ndaj popullit dhe, nga ana tjetër, një sulm shumë i egër ndaj opozitës.
Po në atë fjalim Rama tha se, ”tashmë u ka ikur koha politikanëve që i kanë ikur me sukses drejtësisë për vite me radhë, një drejtësie të korruptuar e të kapur prej tyre për fyti, duhet të paguajnë njësoj siç kanë paguar e paguajnë fajtorët e të gjitha niveleve, në çdo vend anëtar të Bashkimit Europian”. Pra, gjasme, Rama ishte i vetmi politikan i rëndësishëm, i pakorruptuar, që është përballur me korrupsionin dhe që tani ia ka dalë të ndërtojë një drejtësi, që do t’i çojë ata në burg që do të thotë sërish sulm ndaj opozitës.
Pas përbetimit për ndershmëri, pas sulmeve të rënda ndaj opozitës, vjen edhe përbetimi tjetër, sigurisht, qesharak: “Ne do ta çojmë deri në fund amanetin e Skënderbeut, rilindësve, heronjve e dëshmorëve të luftës, martirëve… që rrojtën në këtë vend e dhanë çfarë kishin për këtë vend…”.
Ndërkohë që bëhej fjalë vetëm për dhënie rekomandimi për çeljen e negociatave, rekomandim që ishte bërë edhe një herë tjetër herë për Shqipërinë. Nuk kishte asgjë të re, do të pritej ecuria e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Nga ajo kohë duket se gjërat kanë shkuar edhe më keq me krimin, trafikun korrupsionin, emigrimin dhe kërkesat për azil. Holanda madje ka votuar edhe për vendsojen e regjimit të vizave.
Vitin e kaluar, së bashku me Shqipërinë, rekomandimi për çeljen e negociatave iu dha edhe Maqedonisë. Kryeministri Zoran Zaev mbajti gjithashtu një fjalim në Shkup. Ndryshe nga Rama, Zaev, tha se rekomandimi për hapjen e negociatave “është sukses i popullit, i qeverisë dhe i opozitës. Populli me zgjedhjet i dha një shtysë të re këtij procesi. Hapja e negociatave rrit përgjegjësinë tonë, e cila kërkon të lëmë anash çdo zemëratë…”.
E para, Zaev nuk tha se u hapën negociatat. E dyta fjalimi i tij nuk kishte përbetim për ndershmëri, nuk sulmoi opozitën dhe nuk u përbetua për mostradhti. Duhet pasur parasysh që opozita në Shkup është partia e Gruevskit, me të cilin Zaev ka pasur një luftë të egër disavjeçare, deri edhe në rrahjen e Zaevit në Parlament nga militantët e Gruevskit.
Tani, një vit më pas, kur qeveria e Zaevit ka bërë një marrëveshje historike me Greqinë për emrin, kur vendi ka hyrë në NATO, kur nuk ka asnjë akuzë për lidhje të politikanëve të rëndësishëm me trafik droge, kur nuk ka akuza ndaj ministrit të brendshëm për trafik ndërkombëtar, Maqedonia e Veriut, me të drejtë, pret çeljen e negociatave.
Ai iu është drejtuar liderëve të BE-së se do të japë dorëheqjen në qoftë se nuk çelen negociatat. Me këtë ai kërkon të thotë se ka bërë gjërat e duhura dhe vendi meriton negociatat. Në qoftë se nuk i merr, atëherë ai ka dështuar dhe nuk ka si të rrijë kryeministër kur nuk mundet të çojë përpara këtë proces.
Rama, që vjet tha u hapën negociatat, sulmoi egër opozitën, u përbetua për ndershmëri dhe për ndjekje të amanetit të Skënderbeut, vjen dhe përpiqet, me anë të mediave, të mos pranojë dështimin, por të flasë për sukses dhe progres. Zaev, që vjet tha u dha rekomandimi, (jo hapje siç tha Rama), se ky rekomandim ishte sukses i gjithë popullit, nuk sulmoi opozitën, nuk bëri përralla me ndjekje amanetesh të heronjve, ka thënë se mund të japë dorëheqjen në rast të mos çeljes së negoçiatave.
Çfarëdo që të bëjë Rama, nuk do ta marrë dot më veten pas asaj që ndodhi në Berlin. Në Berlin nuk u lajmërua moshapja e negociatave, as vdekja e planit të mbështetur nga Rama-Thaçi-Vuçiç për shkëmbim territoresh. Në Berlin u konstatua përfundimi i ciklit të qeverisë Rama. Për Thaçin dhe Vuçiçin ka analiza të tjera.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38