Flash News

KRYESORE

Në bisedime me Romën? Flet Panuçi: Si qëndron e vërteta

Në bisedime me Romën? Flet Panuçi: Si qëndron e

Mediat italiane kanë shkruar se trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi është kandidat potencial për të zëvendësuar Di Françesko te skuadra e Romes, e cila nuk po kalon nje situate te mire sa i takon rezultateve.

Megjithatë, 45-vjeçari e ka mohuar një lajm të tillë, duke konfirmuar se do të vijojë të drejtojë ekipin e kuqezi.

“Unë me klubin e Romës nuk kam absolutisht asnjë kontakt. Për më tepër kam kontratë me Federatën Shqiptare të Futbollit”, deklaroi trajneri i Shqipërisë për “Panorama Sport”.

Panuçi u konfirmua nga Duka një muaj më parë në krye të Kombëtares, edhe pse rezultatet dhe loja e ekipit në Kupës e Kombeve ishte larg pritshmërive.

Të fundit