Flash News

KRYESORE

"Në C’est la vie gjithçka është live”, Altin Goci sqaron deklaratën e tij

"Në C’est la vie gjithçka është live”,

Më herët ishte thënë që spektakli ‘C’est la vie’ ishte live. Por, mbrëmjen kur kompozitori i madh Aleksandër Lalo ndërroi jetë, spektakli po transmetohej dhe të gjithë kuptuan që në fakt ai ishte i regjistruar.

Pas komenteve të shumta në media, ka reaguar dhe anëtari i jurisë Altin Goci, i cili shprehet se është gjithçka ‘live’, duke i referuar të kënduarit live, dhe jo ditës së transmetimit.

Reagimi i Altin Gocit:

Ne fakt kisha vendosur te mos replikoja fare ndaj spekullimeve te rastit ne disa media, jo per gje, por tanime eshte bere si tradite. Nuk doja te replikoja per respekt te profesorit Lalo pasi ne asnje çast nuk dua qe humbja e tij e parakohshme te perdoret per gjera te pavlera.

Po ndjej se kam nje detyrim ndaj miqve te mi te rrjeteve sociale dhe prandaj dua te sqaroj se:

Ajo cfare kam thene une se “gjithcka ketu eshte Live” ne serine e fundit te #C’estlavie I referohet te kenduarit live (jo me play back), orkestres qe eshte e gjitha live perfshire edhe harqet e veglat frymore dhe nuk kishte te bente me regjistrimin e programit.Kjo eshte shume mire e shpjeguar dhe besoj se kuptohet nga te gjithe. Tjeter gje eshte e kenduara live (ze orkester) te ciles une I referohem dhe tjeter gje eshte regjistrimi I programit.

Iken nga kjo bote nje thesar i muzikes shqiptare, dhe pa me dale akoma brenga e kesaj ikje te madhe duhet te merrem me te tilla sqarime, gjera qe nuk kane asnje vlere.”, ka shkruar Goci.

 

Të fundit