Në darkën shtetërore, Melania shfaqet elegante me fustanin prej 6 mijë dollarësh

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një ndër personazhet më të dashura sa i përket stilit të saj, e cila rrallë ndodh të mos komentohet.

Edhe pse është “e urtë” dhe “e heshtur” njerëzit e duan por edhe “i qajnë” hallin për shkak se shpesh herë i është dashur të durojë e tolerojë bashkëshortin e saj, presidentin e Amerikës, Donald Trump.

Në darkën shtetërore të organizuar në nder të vizitës së çiftit kryeministror australian në Shtëpinë e Bardhë, Melania ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me elegancën e saj dhe fustanin e gjatë në ngjyre menteje, pastel të J Menderl-it, i cili vinte me fruda të vogla vertikale dhe me mëngë të gjata e transparente.

Ky fustan shitet për 6 mijë dollarë në faqen e internetit të “Bergdorf Goodman” por është në shitje për rreth 1,500 dollarë.