Në ditëlindjen e 50-të të tij, surpriza dhe risi nga Samsung

Viti 2019 ka qenë një vit i cili ka shënuar 50-vjetorin e shumë datave historike. NASA festoi fiks 5 dekada këtë vit të momentit historik sa i takon misionit të Apollo 11 në Hënë.  Kupa Botërore e Basketbollit 2019 FIBA ​​sapo ka përfunduar, ndërsa saga e tretë dhe e fundit e triologjisë së Star Wars do të shfaqet më 19 dhjetor. Viti i fundit në këtë dekadë do të mbahet mend për shumë momente kritike.

Po tjetër? Çfarë momenti tjetër shënohet në histori në këtë vit?

Samsung bën fiks 50 vjeç, pikërisht në këtë vit. E gjitha nisi në 1969-ën, kur kur Samsung nxori televizorin e parë bardhë e zi dhe filloi të eksportojë produkte jashtë Koresë. Me moton “Frymëzo Botën, Krijo të Ardhmen”, si pjesë e vizionit të vitit 2020 për kompaninë, Samsung intrigoi të gjithë dashamirët e teknologjisë dhe i bëri ata të pyesin veten për çka vjen më pas.

Në kuadër të kësaj arritje historike, Samsung njoftoi se do të investojë në start-ups, duke u përqëndruar në të ashtuquajturën “teknologji të thellë” – inteligjencën artificiale, “Internetin e Madh”, realitetin e përmirësuar virtual, dhe teknologjitë blockchain.

Përveç inovacioneve dhe teknologjisë, kujdesi për konsumatorët dhe nevojat e tyre në të gjithë botën ishte në thelb të misionit dhe vizionit të Samsung që nga fillimi i hershëm. Kjo është pikërisht arsyeja pse kompania vendosi ta festojë këtë përvjetor në Shqipëri duke dhuruar teknologjinë dhe produktet e tij të avancuara për ata që kanë më shumë nevojë, për ta bërë jetën e tyre më të lehtë dhe më funksionale. Punonjësit e kompanisë do të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh vullnetare, duke dhënë kontributin e tyre për shoqërinë lokale.