Flash News

KRYESORE

Në ditëlindjen e Arminës urimi më i bukur vjen nga Shkelzen Berisha

Armina Mevlani, blogerja e famshme në Shqipëri dhe partnerja e djalit të ish-kryeministrit sot festoon ditëlindjen. Festimet i ka nisur që mbrëmë për të pritur ditëlindjen e saj me njerëzit që do më shumë (ndryshe nga vjet që bëri një festë të madhe).

Sigurisht që në këtë tavolinë nuk do të mungonte dhe u dashuri i saj, Xeni.Përveç të tjerash Xeni ka bërë dhe një urim publikisht për të dashuren e tij çka i ka ngrohur zemrën Arminës duke e konsideruar si urimin më të bukur.

Shkelzen Berisha në përgjithësi nuk e përdor profiling e tij për pastime personale por më shumë politike. Ama në këtë rast bën përjashtim Armina, vajza që i ka rrëmbyer zemren djaloshit simpatik të familjes Berisha.

“Dita e lindjes tende është dita ime e fatit!Gëzuar ditelindjen shpirt dhe flm për gjithë dashurinë dhe pozitivitetin që rrezaton”,-ky është dedikimi i Shkëlzen Berishës për të dashurën e tij të zemrës.

Këtë super urim nga partneri i saj, Armina e ka publikuar në profilin e saj në instagram ku shkruan “Nuk mund ta besoj, urimi më i bukur”.

Të fundit