All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Në ditëlindjen e këngëtares shqiptare, Chiarra Ferragni uron në shqip Dua Lipën

Në ditëlindjen e këngëtares shqiptare, Chiarra Ferragni uron
Dua Lipa sot feston 25-vjetorin e lindjes dhe mes shumë urimeve, është dhe ai i blogeres së famshme italiane, Chiarra Ferragnit. Dua dhe Chiarra kanë një shoqëri të ngushtë mes tyre dhe sa herë u jepet mundësia takohen bashkë. Blogerja e famshme ka gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për ta uruar Duan sot në ditëlindjen e saj. Në fillim ajo e nis urimin në anglisht teksa i shkruan: “Gëzuar ditëlindjen kësaj vajze ëngjëll. Shpresoj të të shoh së shpejti." Dhe më pas ajo ka shkruar në shqip: "U bëfsh 100 vjeçe zemër.” Kjo përveçse ka treguar se sa shumë e do Chiarra Duan, ka bërë shumë të lumtur dhe fansat shqiptarë kudo ndodhen.
 
View this post on Instagram
 

Happiest birthday to this angel girl @dualipa 👼🏼 Hope to see you soon 💖 U befsh 100 vjece zemer 🙏🏻

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni) on

Të fundit