Flash News

KRYESORE

Në ditëlindjen e Kobe Bryant, bashkëshortja e tij bën dedikimin prekës: Do doja të kisha qenë unë në vendin tuaj

Basketbollisti legjendar, Kobe Bryant që humb jetën tragjikisht në janar të këtij viti  në një aksident ajror, do të festonte sot ditëlindjen e tij. Bashkëshortja e tij Vanessa ka bërë një dedikim prekës teksa shkruan se sa shumë i mungon i shoqi dhe vajza e tyre Gigi e cila ishte me babanë e saj në ditën e aksidentit.

“Për të dashurin tim – Gëzuar ditëlindjen. Të dua dhe më shumë më shumë nga sa mund ta them. Do doja që ti dhe Gigi të ishit këtu. Do doja të të gatuaja ushqimin tënd të preferuar, ose të të bëja tortën e ditëlindjes bashkë me Gigin. Më mungojnë përqafimet e tua të mëdha, puthjet, buzëqeshja dhe e qeshura me zë. Ndihem e vrarë shpirtërisht aq sa dua të qaj. Buzëqesh vetëm për hir të vajzave. S`jam unë më e fortë, më të forta janë ato. Do doja të zgjohesha një ditë nga ky ankth dhe t`i surprizoja vajzat tona duke të rikthyer në shtëpi ty dhe Gigi-n. Më vjen çmendurisht keq që nuk isha unë në vendin tuaj, të ikja unë e para. Gjithmonë kam dashur të iki e para e për egoizëm të mos isha unë ajo që do vuaja kaq shumë ndarjen nga ju”, shkruan Vanessa.

Të fundit