Flash News

KRYESORE

Në ditën e parë të punës presidenti Macron pritet të emërojë kryeministrin e ri

Në ditën e parë të punës presidenti Macron pritet

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pritet që gjatë ditës së sotme të emërojë kryeministrin e ri dhe ta vizitojë kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Macron dje në Paris u emërua në postin e presidentit, ku me këtë rast  ka paraqitur edhe axhendën tij për ripërtëritjen e unitetit francez dhe rindërtimin e besimit në Bashkimin Evropian.

Shumë ekspertë thonë se Macron, sot në ditën e tij të parë të plotë të punës, me gjasë për kryeministër do ta emërojë politikanin nga Partia Republikane, Edourad Philippe.

Më vonë, Macron në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me synim të forcimit të raporteve të vendit të tij me aleatin shumëvjeçar, Gjermaninë. 

Kandidati i qendrës, Emmanuel Macron u zgjodh sot president i Republikës së Francës me 65,5-66,1 për qind të votave përballë kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen e cila mori  33,9-34,5 për qind të votave, sipas rezultateve të instituteve të sondazheve Ifop dhe Harris Interactive.

Emmanuel Macron, 39 vjeç, bëhet presidenti më i ri i historisë së Francës me një fitore bindëse përballë kandidates së Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, 48 vjeçe.

Të fundit