Flash News

KRYESORE

Në ‘Ditën e Punëtorëve’, Sindikata e Mjekëve kërkesë MSH: Përmirësoni kushtet

Në ‘Ditën e Punëtorëve’, Sindikata e

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor përmes një deklarate i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë të përmirësohen kushtet e punë se mjekëve në vijën e parë të luftës por edhe të reduktohen orët e punës në mënyrë që të ulet rreziku i ekspozimit ndaj virusit.

Në ditën e punëtorëve – 1 Maj – përfaqësuesit e sindikatës vlerësojnë punën e mjekëve dhe infermierëve në përballjen me koronavirusin por kërkojnë përmirësim kushtesh.

Për çdo punonjës të shëndetësisë të prekur nga COVID-19, sindikata propozon trajtim të veçantë financiar, njësoj si në rastet e aksidenteve në punë.

Mjekët dhe infermierët kërkojnë që pagesa e tyre të bëhet sipas volumit të punës dhe rrezikut që paraqet në këto ditë epidemie.

Të fundit