Flash News

KRYESORE

Në ditën e tyre kombëtare, SHBA i kujton serbëve Kosovën: Normalizoni marrëdhëniet

Në ditën e tyre kombëtare, SHBA i kujton serbëve

Zyrtari i rëndësishëm amerikan, një prej njohësve më të mirë të Ballkanit në DASH, aktualisht  ndihmës sekretari amerikan i shtetit Philip Reeker ka deklaruar sot se zhvillimet e fundit kanë bërë që në SHBA të jenë të inkurajuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Këtë deklaratë z. Reeker e ka bërë për rastin  e festës së Ditës Kombëtare të Serbisë në Bibliotekën e Kongresit në Uashington.

Sicc raporton Zëri i Amerikës në gjuhën serbe zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, i ngarkuar me Ballkanin, foli për uljet dhe ngritjet e marrëdhënieve Serbi-SHBA gjatë gjithë historisë dhe theksoi se vendi i tij do të qëndrojë pranë Serbisë si partner dhe mik, pasi ajo i përmbush qëllimet e saj – anëtarësimin në BE dhe zbatimin e reformës.

“SHBA vlerëson partneritetin me Serbinë dhe ndajmë vizionin e një Serbie demokratike me një ekonomi të zhvilluar, në paqe me fqinjët e saj dhe plotësisht të integruar me Evropën. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është i rëndësishëm për arritjen e të gjitha këtyre qëllimeve. Ne jemi të inkurajuar që Serbia dhe Kosova kohët e fundit kanë nënshkruar një letër me qëllim për rinisjen e fluturimeve midis Beogradit dhe Prishtinës, për të siguruar që kufijtë të lidhin, por të mos ndajnë. Ky është një veprim praktik që do të sigurojë investime, turizëm, lidhje tregtare dhe njerëzore. Transporti hekurudhor është gjithashtu në rikonstruksion. Ashtu si i thashë Rick Grenell – ju keni aeroplanët, trenat, çfarë tjetër?”, mësohet se ka deklaruar ndër të tjera Philip Reeker.

Të fundit