Flash News

KRYESORE

Në Dublin votohet për ngritjen e flamurit katalanas, në Parlamentin skocez peticion për mbështetjen e pavarësisë nga Spanja

Në Dublin votohet për ngritjen e flamurit katalanas, në

Këshilli bashkiak i Dublinit ka votuar një rekomandim për ngritjen e flamurit të Katalonjës në godinën e bashkisë së këtij qytetit, si shenjë solidariteti me popullin katalanas që kërkon shkëputjen nga Spanja. Rekomandimi do të hidhet në votim për të marrë miratimin përfundimtar në muaj dhjetor dhe parashikon që flamuri i Katalonjës të qëndrojë në godinën e bashkisë për të paktën një muaj.

Deri më tani, Ambasada e Spanjës në Irlandë nuk ka reaguar ende për këtë zhvillim.

Ndërkohë, në Parlamentin e Skocisë është dorëzuar një mocion që i kërkon qeverisë të mbështesë njohjen ndërkombëtare të Katalonjës. Pavarësisht qëndrimit kundërshtues të Londrës, liderët skocez kërkojnë angazhim të qeverisë së tyre në favor të katalanasve.

Ende asnjë shtet nuk e ka njohur pavarësinë e Katalonjës.

Sa i përket zhvillimeve në Spanjë, prokurorët kanë kërkuar paraburgimin pa kusht të disa prej ish-zyrtarëve të qeverisë së rrëzuar të Katalonjës.

Të fundit