All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Në Durrës dhe Mirditë, bashkëshortët vrasin dy gra brenda 24 orësh  

Në Durrës dhe Mirditë, bashkëshortët vrasin dy gra
All - Paragraf - 1

Dy gra humbën jetën brenda 24 orësh, një në Mirditë dhe një tjetër sot në Durrës. Të dyja u vranë nga dora e bashkëshortëve, njëri prej të cilëve vazhdon të jetë në arrati.

All - Paragraf - 3

Krimi i dyfishtë në Mirditë

Motër e vëlla, Esmeralda Filopati 36-vjeç dhe vëllai i saj Edison Filopati, 34-vjeç u qëlluan për vdekje në derë të shtëpisë. Policia ka shpallur në kërkim si të dyshuar ish bashkëshorti i 36-vjeçares, nënë e tre fëmijëve, Fatmir Kolecaj, 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë.

Rasti i gruas nga Mirdita e cila u vra bashkë me vëllain e saj, thuajse ishte paralajmëruar pasi, autori rezulton i dënuar në 2017-ën me një vit e 3 muaj për veprat penale "dhuna ne familje" dhe "mbajta pa leje e armeve shpërthyese dhe municionit", por që ka përfituar uljen me 1/3 e dënimit në 10 muaj burgim.

Policia ka vënë në dispozicion  5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit.

Vrasja në Durrës

Sot në lagjen 12 në Durrës, u qëllua për vdekje Hajdije Tosuni 59 vjeç nga bashkëshorti Ruzhdi Tosuni 63 vjeç.

E ndjera u qëllua për vdekje me levë hekuri në një dyqani që tregton metrazhe pas një debati me të shoqin.

Pas krimit, policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Të fundit