Flash News

KRYESORE

“Në emër të dashurisë vritesh”, reagon Aurela Gaçe: Ç'do të thotë të jesh femër në Shqipëri

Këngëtarja Aurela Gaçe ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Arielës e cila u qëllua nga djali që e dashuronte.

Teksa ka renditur një sërë arsyesh se ç’do të thotë të jesh femër në Shqipëri,  Aurela u bën thirrje gjithë vellezërve, baballarëve e miqve, “U kthefshi në engjejt mbrojtës jo vetëm të atyre që latë pas në këtë jetë, por për të gjitha ato gra e vajza që tani në këto momente janë duke kaluar në rrugëtimin e hidhur e të frikshëm që ju kaluat”.

Postimi i Aurela Gaçes:

Te jesh femer ne Shqiperi....

ne fakt kudo ne bote ka te fiksuar, kudo ne bote , edhe ne ate me te perparuaren ka njerez qe dashurine e shprehin me dhune, me posesivitet, me force...kudo ne bote ka vajza qe ndonjehere detyrohen prej kushteve te rrine ne nje marredhenie. 

Por ketu tek ne eshte e frikshme. 

NE EMER TE DASHURISE VRITESH, TE MERRET JETA NE MES TE DITES, TE DHUNOHET JO VETEM FIZIKU YT POR SHPIRTI . . 

Ne emer te dashurise je e denuar me vdekje. E pervec kesaj , ka njerez qe mendojne e thone se " nuk te ben njeri gje nese nuk do vete" 😠 . Ka njerez qe fajesojne femren nese psh degjojne se ishin te dashur e pastaj ajo deshironte lirine, nese degjojne se nje grua e martuar mund te kishte te dashur e ai ose burri e vret, sigurisht ne emer te dashurise te dyja palet ....pra ka nga ata njerez qe fajesojne femren. " mire ja beri se ajo tradhetoi " se ajo donte te ndahej " se kushedi c'ka bere ajo se kot s'te vret njeri " ....

atehere po citoj fjalet e fundit te Arieles ne statusin e saj. "Armet nuk vrasin njerez, njerezit vrasin njerez " . 

Pervec te" dashuruarve " qe s'pranojne ndarje se ndryshe te marrin jeten, jemi edhe ne. Po po Ne, njerezit. Mentalitetet tona . Sa familje ka qe vajza u ka kerkuar ndihme kur burri e shkaterron , e vdes ne te rrahura perdite e familja I thote , s'ke vend ketu se je e martuar? Pse?????? Prej mentalitetit, prej frikes se çdo te thote bota jone e ngushte nese marr vajzen ne shtepi e i ja heq bishes nga duart....Sa vajza ka qe familja I merr ne gji e ato kthehen prape, prej frikes, prej tru-shpelarjes qe " I dashuruari " I ben , prej mentalitetit, prej femijeve nese kane.... Sa vajza kane marre vendimin e ai, trimi, ka qelluar mbi familjen qe mbrojti femijen e vete? 

Kjo eshte pertej çmendurise. 

Kush e ka te drejten te ta marre jeten ???????

E pervec "trimave" jemi edhe ne ....Kush jemi ne qe gjykojme nje vajze cilado qofte ajo , nese e meriton drurin e as me shume vdekjen?

Dhe eshte e dhimbshme kur ka vete vajza qe e bejne kete , kur ka gra qe jane vete nena....kur ka djem qe erdhen ne jete pikerisht nga nena.... 

Ndihma me e madhe qe ne mund t' u japim atyre qe ndodhen ne kete gjendje eshte te mos I vrasim vete. Me fjalet e me boten e ngushte.

Nje aferme e imja , nene e dy femijeve , e perkushtuar, koke ulur, e dhunuar cdo dite , duke dashur te kishte familje per femijet e duke qenduar aty me plage ne trup e shpirt, e Pesoi. E Pesoi si shume gra e vajza te ketij vendi. La mbas nje dhimbje te pa imagjinueshme.... Po sa nga ne kemi ne familje vajza te dhunuara?...jo vetem fizikisht.

Sa nga ne Nuk ka hasur ne tipa qe ne emer te dashurise te kane plagosur shpirtin e te jane dashur vite te rrisesh besimin tek gjinia tjeter? Sa nga ne mund te kene shpetuar per nje qime nga vdekja? Sa nga ne akoma shpirtin e kane plage e sa nga ne akoma jane ne keto rreziqe? 

Vajza e djem, te mbrojme jetet e motrave e nenave tona, te mikeshave e atyre qe so njohim fare....te filloje nga ne.

Ne duhet t'u japim besim ne liri ketyre vajzave se mund t'ja dalin, se duke kerkuar ndihme mund te shpetojne...sigurisht mund te perfundoje edhe ne tragjedi. Duhet ti bejme te besojne se mund te shpetojne nga "denimi me vdekje ne emer te dashurise "

Ata jane aq te zote ne shpelarje te trurit e te futjes se frikes sa as mendja s'na I merr, e prandaj ne duhet ti bejme keto vajza te besojne te kunderten. Ata nuk Jane Zoti mbi toke e s'e kane absolutisht te drejten per te marre jete, sado "dashuria " t'u kete marre mendte.

Per Lulin, kusheriren time , per Arielen, , per Fildesin , gjyqtaren e Shkodres , per Etleven, nenen nga Lezha, per Liljanen ne Fier , per shume nena qe lane pas femije, per shume per te gjitha ato bija nenash qe sot nuk I shohin me syte e vajzave te tyre , e per shume vellezer e baballare qe jane viktime vetem pse donin te mbronin femijen , motren....per ju te gjithe, nje lutje te madhe e kam . 

U kthefshi ne engjejt mbrojtes jo vetem te atyre qe late pas ne kete jete, por per te gjitha ato gra e vajza qe tani ne keto momente jane duke kaluar ne rrugetimin e hidhur e te frikshem qe ju kaluat.

Behuni engjejt mbrojtes qe te mos i shtohen parajses para kohe shume engjej te tjere 🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏 sepse akoma kane jete per te jetuar.

 

Të fundit