Në emër të kujt foli Gabriel në Tiranë? Reagon Ministria e Jashtme Gjermane

Pas vizitës së ministrit të Jashtëm Gjerman, Sigmar Gabriel në Tiranë nga ku i bëri thirrje opozitës në Shqipëri që t’i japë fund bojkotit të Parlamentit ka reaguar Ministria e Jashtme Gjermane.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë iu përgjigj pyetjes së Deutsche Welles, nëse në deklaratën e ministrit të Jashtëm Gabriel për opozitën në Shqipëri kemi të bëjmë me një qëndrim të qeverisë gjermane ndaj zhvillimeve në Shqipëri apo me një deklaratë nga pozita partiake të ministit të Jashtëm gjerman.

Nga Ministria e Jashtme gjermane iu transmetua sot (19.04.2017) Deutsche Ëelle-s se kërkesa e ministrit të Jashtëm Gabriel ndaj opozitës shqiptare për t’i dhënë fund bojkotit të Parlamentit dhe që opozita të shfrytëzojë rrugët e parashikuara në kushtetutën e Shqipërisë është qëndrimi i Qeverisë Federale gjermane./DW