Flash News

KRYESORE

‘Në emër të Republikës’, Apeli e riktheu çështjen e tij për rigjykim, Saimir Tahiri lëshon paralajmërimin e fortë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar pas rikthimit për gjykim të çështjes së tij gjyqësore nga Gjykata e Apelit, duke paralajmëruar se do të vazhdojë betejën me drejtësinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri publikon faqen e parë të vendimit të gjykatës krahas së cilit shkruan: "Në emër të Republikës" edhe “ne emer te Politikes”... Beteja vazhdon 💪”

Kujtojmë se, Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e shkallës së parë për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe rikthen çështjen për gjykim me argumentin se u shtuan akuzat, por u gabua në rikualifikimin e veprës penale. Po ashtu, në vendim thuhej ndër të tjera se Tahirit dhe Jaeld Çelës nuk iu dha mundësia të mbroheshin për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Të fundit