Flash News

KRYESORE

“Në familje kemi përjetuar kancerin e gjirit”, rrëfimi ndryshe i ambasadorit Donald Lu

“Në familje kemi përjetuar kancerin e gjirit”,

Ambasadori amerikan Donald Lu, në një aktivitet të Ministrisë së Shëndetësisë për fushatën sensibilizuese për kancerin e gjirit, ka rrëfyer përjetimet e fëmijërisë së tij. Lu shprehet se dhe në familjen e tij janë përballur me këtë sëmundje të rëndë.

“Unë nuk besoj se kjo gjë ndodh këtu më shumë se në vende të tjera por kudo ndodh shumë. Në fëmijërinë time kemi përjetuar kancerin e gjirit dhe shyqyr kemi mbijetuar”, tha ambasadori amerikan Donald Lu.

Por diagonostifikimi i hershëm i kësaj sëmundje shpëton jetë dhe fushatat sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese janë gjithmonë të mirëpritura dhe të domosdoshme.

“Më pëlqen shumë që fushata kundër kancerit të gjirit e nisur 10 vjet më parë nga YWCA ka zgjedhur Ermonela Jahon si ambasadore për këtë çështje të rëndësishme. Me zërin e saj kaq të bukur ajo do të frymëzojë gratë anembanë vendit për të mësuar rreth kësaj sëmundjeje dhe për të mbrojtur veten përmes kontrolleve të rregulltave. Dua të falenderoj YWCA dhe të gjithë organizatat që kanë mbështetur këtë nisëm të rëndësishme”, shton më tej ai.

Lu shton më tej se të gjitha gratë e moshës mbi 40 vjeç këshillohen t’i nënshtrohen ekzaminimit me mamografi.

“Por jo për të gjithë gratë anembanë Shqipërisë është i përballueshëm financiarisht apo është i mundur ky diagnostifikim prandaj dhe nismat për mbledhjen e fondeve vlerësohen”, shton më tej ai.

Të fundit