Flash News

KRYESORE

Në Francë, refuzohet amendamenti për rinisjen e Ligue 1

Në Francë, refuzohet amendamenti për rinisjen e Ligue 1

Senati francez ka refuzuar amendamentin, i cili do të lejonte Ligën e Futbollit, që të riniste kampionatin.

I firmosur nga 72 senatorë, dokumenti propozonte që zgjedhja për të mbyllur sezonin në fushë, të merrej vetëm nga ligat, natyrisht me detyrimin që të përdorej një protokoll sanitar i përshtatshëm.

Ideja u hodh poshtë, duke dekretuar një tjetër humbje për presidentin e Lyon-it, Aulas. Ky i fundit e ka kaluar çështjen në Gjykatën Administrative, pasi me mbylljen e parakohshme të kampionatit, klubi i Lyon-it mbetet jashtë kupave të Europës për herë të parë në 20 vjet.

 

Të fundit