Flash News

KRYESORE

“Në fund dy metra dhe na mbeten”, Nard Ndoka ironizon deklaratën e Ramës për vdekjen

Kreu i PDK-së Nard Ndoka ka ironizuar thënien e kryeministrit Edi Rama dje në Lezhë për vdekjen, ndërsa i përgjigjej një qytetari, i cili i kërkonte llogari për “shëndetësinë falas”, apo investimet e harruara në bujqësi.

Përmes një postimi në facebook, Ndoka shkruan se Rama luan rolin e filozofit dhe se ka frikë nga dështimi dhe përgjegjësia.

“Rama në Lezhë, flet për vdekjen si filozof: “Në fund dy metra dhe na mbeten”! Frikë nga përgjegjësia, frikë nga dështimi, frikë nga mallkimi, frikë nga vdekja! Optimizëm “allaRama” me dy metra dhe që ua tregon shqiptarëve dhe në veçanti të rinjve! Çliroje mendjen dhe shpirtin Edi! Dorëhiqu! Pusho në paqe!’”, shkruan Nard Ndoka.

 

 

Të fundit