Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Fitim Zekthi
Qeverisja e kryeministrit Rama ka marrë një rrokullimë të pakthyeshme, por edhe shumë të rrezikshme. E pakthyeshme sepse ajo është në krizë të plotë dhe ka dalë nga të gjitha funksionet e veta politike, dhe e rrezikshme sepse ajo është duke hyrë në territore krejtësisht totalitare, çka do ta bëjnë të dhimbshme për njerëzit dhe për atë vetë, largimin e saj.
Kryeministri iu përgjigj studentëve që po protestojnë prej disa disa ditësh se është gati t'i takojë dhe të bisedojë me ta, se ai madje do të dëshironte të ishte me ta në protestë, se ai i ftonte ata të bashkëqeverisnin me të dhe të drejtonin së bashku Reformën në Arsim.
Ka më shumë se një vit që kryeministri ka nxjerrë për konsum publik tezën budallaqe, të padëgjuar askund, të bashkëqeverisjes me popullin. Në fakt, gjatë kësaj kohe qeverisja ka thelluar shenjat e mëparshme të krizës. Ajo nuk ka program, nuk ka narrativë, jep konçesione korruptive, prish ndërtesa, zhytet në luftën për të mbrojtur ish ministrin Tahiri apo ish ministrin Xhafa, rraskapitet në përpjekjet për të mbrojtur kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Dako, lufton të shmangë akuzat për lidhje me krimin, me drogën etj.
Kryeministri vazhdon të flasë për nevojë për reforma në Arsim, në Hipoteka, në çështjen e pronave, në çëshjten e shëndetësisë, në çështjen e rendit etj. Ka mjaft raste kur ai flet sikur të jetë një individ i jashtëzakonshëm me dëshira të thella për të drejtën dhe të mirën, sikur të jetë një aktivist publik i shoqërisë civile i zhgënjyer dhe i drobitur nga betejat për zhvillim dhe drejtësi përballë një pushteti politik të korruptuar. Ka mjaft raste, gjithashtu, kur ai flet si kryeministër që kërcënon njerëzit, tall mediat, fyen gazetarët, poshtëron grupe të ndryshme të shoqërisë. Ai i quajti banorët e Kukësit pas protestës 'vandalë' dhe 'barbarë'. Ai i quajti studentët 'ngelësa'. Ai i quajti banorët e zonës së Astirit 'zaptues' dhe 'pengues të zhvillimit' (karikatura e tij i quajti 'shpellarë' dhe 'nazistë'). Pra, ai tregohet agresiv dhe fyes pakrahasueshëm me ndokënd në vendet demokratike. As në vendet totalitare nuk janë parë sjellje të tilla të kryeministrave.
Këto dy sjellje të tij, këto dy qëndrime të tij, do të çudisnin çdo studiues të shkencave politike kudo në botë. Bota ka njohur qeveri dhe politikanë të këqinj dhe qesharakë, diktatorë dhe totalitaristë, por një përzierje kaq banale kurrë.
Detyra e qeverisë nuk është të ftojë ndokënd të bashkëqeverisë, popullin jo e jo, fermerët apo studentët, as që bëhet fjalë. Kur gjërat shkojnë keq qeveria apo kryeministri nuk flasin si aktivistë publikë që kritikojnë dështimet dhe ftojnë popullin të qeverisë me ta. Mbi kokën e qeverisë në demokraci rri vazhdimisht varur një çomange. Është çomanga e llogaridhënies.
Demokracia është një sistem i mbështetur plotësisht mbi llogaridhënien. Llogaridhënia ka ardhur si një vlerë e feve abrahamike dhe në zemër të saj ka faljen. Falja, sakrifica, pendimi janë akte parësore në këto fe. Njerëzit mund t’i falin ata që i kanë lënduar, ata që kanë bërë një dëm apo edhe një krim, kur ata e pranojnë atë që kanë bërë. Ata nuk thonë thjesht “po e bëra këtë gjë”, por pendohen dhe përpiqen ta rregullojnë dëmin, të kompensojnë njerëzit që u dëmtuan. Llogaridhënia në zyrat publike është pikërisht një manifestim i kësaj kulture të trashëguar nga feja, të cilën demokracia e ka brendësuar si një element themelor të sajin.
Një qeveri jep llogari përpara mediave, përpara parlamentit, përpara prokurorëve dhe përpara popullit. Kryeministri Rama jo vetëm që nuk jep llogari në media, por ai fyen dhe i tall ato pasi i ka përdorur shumicën e tyre dhe shumicën e drejtuesve të tyre. Për kryeministrin parlamenti nuk mund të jetë kurrë një vend ku ai jep llogari, kjo dihet. Prokurorët kanë për drejtuese Arta Markun dhe kaq mjafton për të mos u zgjatur në këtë pikë. Ndërsa popullin ai kërkon ta ftojë në qeverisje. Pra, në vend që të japë llogari para tij ai e fton të bashkëqeverisë në mënyrë që Rama të mos ndjehet fajtor dhe dështak. Përkundrazi, populli të ndjehet vetë i tillë. Pra jo vetëm qeveria, dhe kryeministri janë krejtësisht jashtë funksioneve, por edhe populli është nxjerrë jashtë funksioneve. Më parë janë nxjerrë jashtë funksioneve media, parlamenti dhe prokuroria.
Gjendje të tilla nuk vazhdojnë pafund. Qeveritë në momente si ky nisin e bëhen qesharake dhe të këqija parelisht derisa vjen një pikë ku qesharakja dhe e keqja janë një. Në këtë pikë nuk ka më kthim pas. Në këtë pikë ka vetëm llogaridhënie para njerëzve. Nuk ka mbijetuar kurrë ndonjë qeveri kur arrin në këtë pikë. Rama mendoi, siç mendojnë narcisët, se ai ia del gjithnjë, se atë nuk ka forcë që e ndal, se gjithkush është shumë pas tij, sado i shpejtë të jetë. Tipari bazë i politikanëve të tillë është se ata humbin pa ndalur kontaktin me të vërtetën dhe nuk arrijnë të kuptojnë më se toka bëhet e rrëshqitshme.
Detyra kryesore e qeverisë, ndërkohë, është të jetë e vërtetë me vetveten. Që ta bëjë këtë ajo duhet ti' vërë fre egoizmit, epshit, lakmisë. Rama ka bërë të kundërtën. Për vite me radhë ka gënjyer duke qenë se asnjë nga premtimet elektorale mbi papunësinë, rritjen ekonomike, shëndetësinë falas, arsimin, shtetin e sundimit të ligjit etj nuk i pati fare shqetësim, jo më t'i realizonte. Rama ka gënjyer sepse përditë thotë se po ndërton “një Shqipëri me ekonomi të mirë, me shkolla të mira, me institucione të forta dhe me drejtësi”, një Shqipëri të cilën nuk e sheh askush.
Detyra tjetër e qeverisë është të kuptojë se skllavërimi që ajo kërkon t'u bëjë të tjerëve skllavëron atë vetë. Dhe kjo ndodhur me Ramën. Ai dhe qeveria e tij janë skllevër të biznesmenëve, të detyrimeve ndaj tyre, të krimit, të nevojës për ta, etj. Rama me mënyrën si qeveris kërkoi t'i ketë sklevër të gjithë mediat, njerëzit, votuesit. Kjo në fund skllavëroi Ramën.
Detyrë tjetër e qeverisë është që ajo të jetë 'e madhe në dije', thotë Calvin Coolidge, por ajo duhet të jetë edhe më e madhe në përunjësi. Në qoftë se qeveria nuk ka përunjësi, atëherë ajo është zhytur në injorancë. Kjo i ka ndodhur pikërisht Ramës. Jo vetëm që nuk është një qeveri dhe një lider i përunjur si dëshmi e dijes, por është një qeveri dhe një lider arrogant si pasojë e injorancës.
Një lider duhet të jetë i fortë në drejtësi, por më i fortë në dhembshuri në mënyrë që qeveria të jetë brenda detyrave të saj. Kjo e fundit duket se është tepër për Ramën. Ai duke mbrojtur Tahirin, duke mbrojtur dhe sulmuar Xhafën, duke mbrojtur Roshin dhe Frrokun, duke mbrojtur Dakon etj., dhe duke burgosur hallexhinjtë për drita apo prishur shtëpitë e njerëzve të zakonshëm, jo vetëm që nuk qe i fortë në drejtësi dhe më i fortë në dhembshuri, por qe i fortë në padrejtësi dhe i pamëshirshëm ndaj të dobëtit.
Qeveria, zbritur plotësisht në terma totalitarë, qeveriset nga mendje totalitare që ka edhe pamjen e qeverisjes me popullin, por edhe pamjen e kërcënimit dhe fyerjes. Kjo e bën të rrezikshme dhe kjo mund t'ia shtojë vuajtjet studentëve në protestë, por edhe gjithë shoqërisë. Kthim pas nuk ka, megjithatë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38