Flash News

KRYESORE

Në Gjermani bëhen kurse speciale për refugjatët që të përqafojnë emancipimin kulturor

Në Gjermani bëhen kurse speciale për refugjatët që

Në Gjermani kanë nisur që të mbahen seminare për të përqafuar kulturën perëndimore nga ana e emigrantëve, në mënyrë që të shmangen keqkuptime të cilat mund të çojnë drejt akteve të përdhunimit.

Në Berlin, refugjatë që kanë ardhur në Berlin nga Siria, Iraku apo Afganistani, shikojnë video ku shfaqen të rinj që socializohen në jetën e natës në vend e më pas komentojnë e japin mendimet e tyre për fenomenin.

Të rinjtë gjermanë pinë shumë, marrin droga dhe në disa raste, ndodhin përdhunime. Pjesëmarrësit në kursin e quajtur “Bashkë për sigurinë” që mbahet aktualisht vetëm në Berlin, i janë bashkuar atij vullnetarisht. Komisionerja gjermane për Integrimin, ka kërkuar që leksione të tilla të edukimit seksual tu ofrohen më shumë refugjatëve, pas një rasti të një përdhunimi në grup në Friburg, ku 10 nga 11 të dyshuarit janë refugjatë. Disa raste përdhunimesh kryera nga emigrantët kanë sjellë reagime të ashpra dhe kanë rritur zemërimin e gjermanëve ndaj azilkërkuesve.

Të fundit