Flash News

KRYESORE

Në Gjirokastër demokratët do votojnë te “Zihni Sako”

Në Gjirokastër demokratët do votojnë te “Zihni

Pasnesër afro 104 mijë demokratë, në të gjithë Shqipërinë, do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë, pas një fushate gati 1 muajore mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit. Në Gjirokastër dhe në disa qytete të tjera do të ketë vetëm një qendër votimi, për të kursyer e lehtësuar procedurat dhe shpejtuar numërimin.

Komisioni qëndror i zgjedhjeve në PD, ka vendosur që kryesitë e degëve të PD në rrethe janë përgjegjëse për organizimin e votimit që do të zhvillohet më 22 korrik. Çdo degë ka një qendër votimi.

Në Gjirokastër gjithcka është gati. Demokratët, pasi dëgjuan në takime të hapura të dy kandidatët, e kanë vendosur se për këtë do votojnë. Qendra e votimit është vendosur në ambientet e kinoteatrit “Zihni Sako”. Nga votimi, sipas komenteve të ndryshme dhe prononcimeve në shtyp, nuk pritet asnjë surprise, pasi, sipas tyre, kryetari i PD-së së Gjirokastrës, Roland Bejko, dhe njerëzit e tij janë rreshtuar haptaz pro Lulzim Bashës, ndërsa sipas komenteve nga Gjirokastra, ka pak gjasa që Eduard Selami të marrë shumë vota.

 

Të fundit