Flash News

KRYESORE

Në gjurmët e babait, gazetari pajiset me licencën e trajnerit

Në gjurmët e babait, gazetari pajiset me licencën e trajnerit

Gazetari i ‘SuperSport’, Egi Duro është pajisur sot me certefikatën e trajnerit UEFA B, e cila i jep mundësi të trajnojë ekipe futbolli nga skuadrat e të rinjve deri në Kategorinë e Parë.

Duro rrjedh nga një familje sportdashëse, duke qenë se babai i tij, Shpëtim Duro është një emër i njohur në fushën e trajnimit dhe ka drejtuar disa ekipe ne vendin tonë, si: Besa, Skënderbeu, Partizani dhe së fundmi Flamurtari.

Nuk është e qartë nëse Egi do të vazhdojë t’i përkushtohet gazetarisë apo do ta braktisë atë dhe do të marrë drejtimin e ndonjë ekipi të rinjsh.

Të fundit