Flash News

KRYESORE

Në Google, rruga për Surrel quhet ‘Rruga Edi Rama’

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e dërguar nga një qytetar i cili thotë se në Google maps, rruga që të çon për në Surrel, mban emrin Edi Rama.

Këtë denoncim, Berisha e ka publikuar edhe me një foto të marrë nga google.

Postimi i Berishës

Falsin vet!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton si perdhoset me emrin e tij nje rruge ne Surrel!

“Përshëndetje Doktor!

I sëmuri psiqik ka filluar të vendos dhe emra rrugësh me emrin e tij. Konkretisht te "vilajetet" në Surrel. E mësova lajmin në fb dhe hyra në Google map për ta verifikuar, se mos vallë ishte montazh. Dhe rezulton më se i vërtetë. Besoj se ju duhet të jeni i informuar për këtë gjë. Unë gjithsesi po ju dërgoj edhe screeshot-in.

Ju uroj gjithë të mirat!

Respekte!”

 

 

 

Të fundit