Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
"Në Greqi e dimë se Rama është mik i Erdoganit, jo i yni". Athina mund t'u bashkohet votave shqiptaro-skeptike sa i takon zgjerimit
Në një intervistë për Politiko.al, Nikolaos Tzifakis, politolog dhe profesor në Universitetin e Peloponezit, flet për rrugën ku mund të futen marrdhëniet greko-shqiptare pas zgjedhjeve të fundit që dhanë shumicën krahut të djathtë, Nea Demokratia, dhe udhëheqësit konservator, Kyrikaos Mitsotakis.
Studiuesi grek thekson perceptimin që ekziston për Ramën Athinë sipas të cilit ai nuk është mik i Greqisë, por i Erdoganit dhe Turqisë. I pyetur për marrdhëniet shqiptaro-greke pas ardhjes në pushtet të Ramës Tzifakis e pranon se kanë njohur përkeqësim.
Nikolaos Tzifakis (PhD, Universiteti Lancaster) është Profesor i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Peloponezit dhe Asistent i Kërkimeve në Qendrën Martens për Studime Europiane.
Intervistoi: Liridon Cecja
Z. Tzifakis, çfarë duhet të presim nga qeveria e re greke, e udhëhequr nga z. Kyriakos Mitsotakis në Shqipëri. [Më lejoni t'ju kujtoj faktin se gjatë ditëve të fundit të fushatës së tij, ai kërcënoi Shqipërinë për vënien e vetos në hapjen e negociatave me BE-në, e gjitha kjo e shkaktuar nga 'mungesa e të drejtave të pakicës greke në Shqipërinë jugore'].
Greqia ka qenë tradicionalisht një mbështetëse e fortë e pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Nuk duhet ta harrojmë rolin e saj në Samitin e Selanikut. Megjithatë, Athina nuk do të pranojë asgjë më pak se zbatimi i plotë i kritereve të Kopenhagës që në mënyrë eksplicite përfshijnë respektimin e të drejtave të pakicave. Si SYRIZA ashtu edhe Demokracia e Re kanë kërkuar respektimin e plotë dhe mbrojtjen e të drejtave pronësore të pakicës greke në Shqipëri. Në këtë temë, sistemi politik grek ka një qasje të vetme uniforme. Nëse Tirana nuk merret vendosmërisht me këtë problem, Athina mund të gjendet në anën e shteteve anëtare të BE-së që do të pajtoheshin vetëm me hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut.
Ekziston një perceptim se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë qenë në rënie që nga viti 2013, kur kryeministri Edi Rama erdhi në pushtet. A është ky perceptim edhe në qarqet politike greke dhe cila është këndvështrimi juaj?
Pikëpamja mbizotëruese në Greqi është se kryeministri Edi Rama është më afër Ankarasë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan se sa Athinës dhe homologëve të tij grekë. Edi Rama akuzohet gjithashtu në Greqi se ka shkaktuar personalisht rënien e Marrëveshjes së 2009 për kufizimin e kufijve detarë midis dy vendeve. Mandati i tij në pushtet ka koinciduar me ngritjen e PDIU, një parti që është përpjekur të sjellë në sipërfaqe çështjen Çame. Ndërsa Kryeministri Rama (dhe Shqipëria më tej) nuk duhet të mbahen përgjegjës për të gjitha problemet bilaterale, unë do të pajtohem me ju se deri më tani mandati i tij nuk i ka shënuar pozitivisht marrëdhëniet greko-shqiptare.
Pasi zoti Kotzias u largua nga zyra, duket se Marrëveshja Detare ka ndalur dhe nuk ka më dëshirë për të vazhduar me të. Cila është e ardhmja e kësaj marrëveshjeje kontroverse?
Me sa di unë të dy palët ishin shumë afër arritjes së një marrëveshjeje në gjysmën e parë të vitit 2018 dhe i gjithë procesi u ndërpre pasi ndryshime pikëpamjesh u shfaqën në Shqipëri midis Presidentit dhe qeverisë. Më vonë, nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës zvogëloi mundësitë e qeverisë greke për të arritur një kompromis tjetër që do shkaktonte disa kosto politike. Dhe përkeqësimi i marrëdhënieve dypalëshe pas ngjarjes tragjike të 28 tetorit 2018, kur Konstandinosi Katsifas u qëllua për vdekje nga forcat speciale shqiptare, tregoi se përparimi që është arritur deri më tani ishte i brishtë.
Nuk duhet të harrojmë se të dy vendet arritën një marrëveshje në vitin 2009 që nuk u ratifikua për shkak të rrëzimit të saj në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Po e përmend atë për të pohuar se delimitimi detar nuk është një mosmarrëveshje e pamundur. Të dy palët lehtësisht mund të arrijnë përsëri një marrëveshje, në zbatimin e Konventës së OKB-së mbi Ligjin e Detit.
Si do ta përshkruani ministrin e ri të Jashtëm, z. Nikos Dendias [në krahasim me z. Nikolaos Kotzias] dhe qëndrimet e tyre në raport me Shqipërinë?
Unë nuk do të bëja krahasime mes dy njerëzve, cilëtdo qofshin ata. Nuk është as e lehtë as e përshtatshme. Unë vetëm do të thosha se Z. Dendias është një politikan shumë i aftë dhe i moderuar që do të punojë patjetër për rritjen e efektivitetit të politikës së jashtme greke dhe përmirësimin e marrëdhënieve greko-shqiptare.