Flash News

KRYESORE

Në helikopterin e Kobe Bryant ishte edhe vajza e tij, reagon Trump: E tmerrshme!

Në helikopterin e Kobe Bryant ishte edhe vajza e tij, reagon Trump: E

Aksidenti me pasojë vdekjen i legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, me të paktën katër persona të tjerë në helikopterin që u përplas këtë të diel, është lajmi më i trishtë i kësaj jave. Asnjëri prej tyre nuk i shpëtoi vdekjes dhe pas kësaj ngjarjeje të rëndë po reagojnë njerëz nga e gjithë bota.

Fatkeqësisht, sapo është konfirmuar se në helikopter ka qenë edhe njëra nga vajzat e tij, Gianna Maria, vetëm 13 vjeç. E vogla po udhëtonte me babain e saj drejt “Mamba Academy”, akademia e sporteve të Kobe Bryant. Dyshohet se në bord ka qenë edhe një tjetër vajzë e basketbollistit.

Nuk mund të mungonte reagimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili ka shprehur keqardhjen e tij për aksidentin.

"Raportohet vdekja e bashketbollistit të madh Kobe Bryant dhe tre personave të tjerë pas një përplasjeje të helikopterit në Kaliforni. Ky është një lajm i tmerrshëm!” – shkruan Trump në Twitter

Të fundit