Flash News

KRYESORE

"Ne ishim për konsensus...", Rama rrëfen pse ndërroi mendje për depolitizimin e administratës zgjedhore

"Ne ishim për konsensus...", Rama rrëfen pse ndërroi

Ndërsa kanë kaluar disa ditë nga arritja e marrëveshjes katër paleshe PD, PS, LSI dhe opozitës parlamentare për Reformën Zgjedhore, kryeministri Edi Rama ka rrëfyer se pse hoqi dorë në moment të fundit nga kërkesa për depolitizim të admonistratës zgjedhore. I ftuar në “Open”, Rama tha se  gjithçka e bëri që të merrte konsensusin e Partisë Demokratike.

“Suksesi është një fjalë shumë e madhe, por duke qenë se neve në atë tryezë na çoi disponimi për të lehtësuar peshën e frikës së PD-së nga zgjedhjet dhe ajo çka ne donim të arrinim ishte një marrëveshje që Basha dhe PD të dilnin të lehëtsuar dhe kjo u arrit.

Ajo që u arrit dhe që duhej të arrihej sipas meje ishte depolitizimi i administratës zgjedhore. Nuk e kuptoj si mund të ketë depolitizim të administratës zgjedhore duke përjashtuar administratën. Nuk është e mundur. Nuk ka asnjë vend.

Arsyeja pse u tërhoqëm është e thjeshtë. Ne ishim aty vetëm për një arsye. Ne ishim aty vetëm për të marrë konsensusin e Partisë Demokratike për kodin zgjedhor. Këtë e morëm”,  tha Rama.

Të fundit