Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Në Itali duan bashkëpunim me qeverinë shqiptare për Alvinin: T’i jepet nënshtetësia italiane
Në Itali janë mjaft të prekur sa i përket shpëtimit të 11 vjeçarit me origjinë shqiptare, Alvin Berisha. Ai u lind dhe u rrit në Barzago, në provincën e Lecco-s. Por në vitin 2014, në oshën 6 vjeçare u mor nga e ëma dhe të dy shkuan në Siri, ku u bënë pjesë e Shtetit Islamik.
E ëma nuk jeton më, pas bombardimeve në Baghuz. Por jeta e Alvinit është në rrezik, e në Itali po bëjnë gjithçka ta kthejnë atë në shtëpi. Këshilli krahinor i Lombardisë ka votuar një mocion ku kërkon qeverisë që të nisin menjëherë kontaktet me qeverinë shqiptare. Qëllimi është të ketë dialog diplomatik mes ambasadës italiane dhe asaj shqiptare ën Turqi.
Por gjithashtu ata duan që të voglit t’i jepet nënshtetësia italiane, e në këtë mënyrë ai të mund të rikthehet në Itali, aty ku i lind.
“Prioriteti i krahinës është që të sjellim në shtëpi Alvinin e vogël, ku e presin shumë njerëz që e duan fort”, thuhej në mocionin e votuar.