Flash News

KRYESORE

Në Itali regjistrohen shifrat më të larta të COVID-19 që prej majit

Në Itali regjistrohen shifrat më të larta të COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Itali janë regjistruar 1.071 të infektuar me COVID-19 dhe 3 viktima. Kjo është më e lartë e regjistruar që prej majit, muaj kur kurba filloi të bie në shtetin fqinj.

Kjo është një shifër shqetësuese për shkak se të tilla shifra nuk ishin regjistruar prej muajsh, ndërsa vendi po përgatitet për t`ju rikthyer jetës dhe punës pas pushimeve verore, duket se rastet janë akoma më shumë në rritje.

Aktualisht, në Itali në total janë shënuar 35,460 viktima nga COVID-19, dhe 258,136 të infektuar.

Të shëruar janë 205,203 ndërsa raste aktive janë 17,503 pacientë.

Të fundit