Flash News

KRYESORE

Në kamion për në BE, kapen që Durrës 4 shqiptarë

Në kamion për në BE, kapen që Durrës 4 shqiptarë

Policia e Portit të Durrësit ka ndaluar katër persona të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin. Sipas njoftimit të uniformave blu, ata ishin fshehur brenda një kamioni të ngarkuar me  makineri dhe konfeksione.

“Në vijim janë vënë në dijeni edhe Specialistët e Doganës dhe Drejtorisë Vendore të Kufirit,  të cilët gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip trailer, (i ngarkuar me makineri dhe konfeksione), me drejtues shtetasin Mariglen Mema kanë gjetur të fshehur 4 shtetas me qëllim për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke i’u shmangur kontrollit kufitar”, njofton policia.

Sipas policisë personat e ndaluar janë me rekorde, si të parregullt në vendet e BE-së.

“Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga ana e Specialistëve për Trafiqet në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Mariglen Mema 24 vjeç , banues në Shijak, drejtuesi i mjetit tip trailer;

Altin Hajdini 29 vjeç, banues në Durrës, i fshehur në trailer, me qëllim për të kaluar Kufirin në mënyrë të paligjshme.

Tre shtetasit e tjerë të gjetur në trailer ishin H.L. 32 vjeç, banues në  Tiranë; V.M. 34 vjeç, banues në Mirditë dhe F.V. 28 vjeç, banues në Peshkopi.

Shtetasit e mësipërm janë persona me rekorde, si të parregullt në vendet e BE-së”, sqaron policia.

Të fundit