Flash News

KRYESORE

Në këmbë për 90 minutat e ndeshjes, tifozët e Frankfurtit çmontojnë ndenjëset e stadiumit

Përballja e mbrëmjes së djeshme mes Eintracht Frankfurt dhe Chelsea-t në gjysmëfinalen e “Europa League”, u shoqërua me emocione të forta nga ana e tifozëve gjermanë, të cilët morën vëmendjen e mediave pas gjestit të tyre në stadium.

Për 90 minutat e ndeshjes, tifozët nuk janë ulur për asnjë second duke mbështetur skudrën e tyre, e cila nuk ka mundur më parë të shkojë kaq larg në një turne futbollistik kontinental.

Ndaj Chelsea-t, përpara vërshëllimës së fillimit të ndeshjes, tifozët e Frankfurtit hoqën nga vendi ulëset e stadiumit dhe i treguan ato për kamerat duke i ngritur me duart lart.

Në fakt, i gjithë “operacioni” i tifozëve të apasionuar është zhvilluar në mënyrë të paqtë dhe pa incidente, pavarësisht se bëhet fjalë për një rast unik.

Kujtojmë se përballja mes Eintracht Frankfurt dhe Chelsea-t u mbyll me rezultatin 1-1.

Të fundit