Flash News

KRYESORE

Në kërkim ndërkombëtar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, 43-vjeçari arrestohet në Tiranë

Në kërkim ndërkombëtar si pjesë e grupit të

Është vënë në pranga në Tiranë një person i kërkuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

G.R, 43 vjeç u arrestua në rrugën “Muhamed Gjollesha”, pasi akuzohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas policisë, për ketë shtetas Gjykata e Shkalles se Pare për Krime te Renda më datë 18.12.2019, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për vepra penale “ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, Tiranë.

Të fundit