KRYESORE

Në kërkim për marrdhënie me të rritura me dhunë, arrestohet 35-vjeçari

Në kërkim për marrdhënie me të rritura me dhunë,

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi ishte në kërkim për veprën penale “marrdhënie me dhunë me të rritura”.

Mësohet se, shtetasi me inicialet K. Rr. banues në fshatin Bardhaj, ishte shpallur në kërkim që në 25 prill 2019, ndërkaq pas arrestimit iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Nga forca e posaçme “Shqiponjat” e DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. Rr. 35 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në datën 25.04.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Personi iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ditari politik

Të fundit