All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Në kërkim për trafik narkotikësh, 45 vjeçari arrestohet në Vlorë

Në kërkim për trafik narkotikësh, 45 vjeçari
All - Paragraf - 1

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Gazmir Mehmetaj, 45 vjeç, lindur në Treblovë dhe banues në Vlorë.

All - Paragraf - 3

Kapja e tij u bë në lagjen "Pavarësia" Vlorë, në kuadër të kontrolleve si dhe mbi  bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë nr.270, datë 29.05.2017, e cila këtij shtetasi i ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest me burg" për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".

Ngjarja i referohet një procedimi penal në vitin 2013, ku bëhet fjalë për konstatimin e një sasie lënde narkotike në "Luginën e Vilunit" Shkodër.

[video width="720" height="416" mp4="http://politiko.al/wp-content/uploads/2018/10/video-1540539544.mp4"][/video]

Të fundit