Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndue Ukaj
Asnjë popull nuk është mjaftueshëm i emancipuar dhe i kulturuar sa të mos ketë nevojë që t’i shërojë disa vese të këqija. As ne shqiptarët nuk jemi imun në këtë aspekt. Ne kemi shumë vese të liga - plagë kombëtare - dhe ato, siç kanë vërejtur shumë mendjendritur shqiptarë ndër vite, janë pasojë e trashëgimisë dhe mentalitetit - e disa - pjellë e pushtimeve të liga që kanë lënë gjurmë të këqija në karakterin e tonë.
Dëgjojmë dhe lexojmë për ditë tek thuhet se shqiptarët janë më mirë se para një shekulli dhe më mirë se para dy dekadave. Dhe kjo është një e vërtetë, por ekziston edhe vërteta tjetër se, fotografia shqiptare është shumë e zymtë dhe se shqiptarët vazhdojnë të gulçojnë dhe të ulërijnë, kundër tjerëve e kundër njëri-tjetrit, duke u vërtitur në një atmosferë të pakëndshme kombëtare, ku ka kriza dhe ku ngecjet janë të shumta.
Për mua, një nga veset e këqija të mentalitetit shqiptar mbetet “kultura” e mbrapshtë e justifikimeve dhe shfajësimeve përballë çdo dështimi. Siç më thotë një mik i imi, për çdo dështim, shqiptari e ka një justifikim. Ky mentalitet s’na ka lejuar asnjëherë që të pranojmë fajet dhe përgjegjësitë për dështimet tona, e të cilat në jetën tonë nuk janë të pakta. Ndërkaq, ky ves i keq, në fushën e politikës, ku gabimet nuk mund të përmirësohen lehtë, dhe shpeshherë shkaktojnë probleme fatale, ka lënë pasoja të rënda për breznitë e ardhshme.
Me vesin e keq të justifikimeve, janë marrë mendje të ndritura shqiptare, si Tajar Zavalani. Për shembull, ai kështu shkruante te teksti “Populli dhe intelektualët”, të botuar më 1934:
“Kurrkujt si pëlqen të pranojë se u gabua. Sa ma i pazoti dhe më kapadai të jetë njeriu, aq më tepër e urren autokritikën. Kur një njeriu të frymëzuar me egoizëm të cekët puna nuk i del ashtu siç e priste, fajin e ka moti, kriza, dreqi, i buri, ipsiloni, bota e tërë, po kurrë jo ai vetë....Përgjithësisht autokritika është privilegj i njerëzve të zgjuar me kulturë dhe që i dalin gjithmonë për zot punës që marrin përsipër”.
Gati një shekull më vonë, kësaj analize nuk mund t’i heqësh asnjë presje, prandaj përgjegjësia etike dhe autokritika te ne ende nuk ekzistojnë, e gjykimi i mbrehtë i Zavalanit tingëllon krejt aktual.
Pra, shqiptarët e sotëm, nuk janë mjaftueshëm të emancipuar, e as nuk janë distancuar nga të ligat e trashëguara dhe të identifikuara prej kohësh. As nga vesi i lig i justifikimeve, i cili ka mbetë i njëjtë. E kjo që po them, më së shumti dhe më së lehti vërehet në punët e shtetit dhe të koncepteve për të, ndaj ne vërtitemi në mjegullnajën e madhe të paqartësive, shpeshherë pa e ditur ku jemi dhe kah duam të shkojmë. Ne grindemi për çdo gjë - e ndonjëherë për asgjë - aq sa duket se mosmarrëveshjet i kemi bërë shujtë ditore. Por udhëheqësit tanë “dritëmëdhenj, mendjendritur e të lavdishëm”, nuk pranojnë asnjëherë të thonë: po, kemi gabuar dhe kemi dështuar diku.
Në të kaluarën, kemi vuajtë shumë për shkak të gabimeve dhe rreshtimeve të gabuara historike. Jemi tkurrë dhe kemi vuajtë nën robëri e ideologji të rrepta dhe kemi mbetur prapa vendeve të përparuara të kontinentit në të gjitha aspektet. Por, shqiptarët e sotëm nuk janë të robëruar e as nuk janë të shtypur nga ndonjë ideologji e rreptë, por ata nuk është se janë të lumtur me frytet e lirisë dhe të qytetërimit. Ata janë të shqetësuar dhe ankohen shumë. Ata nuk besojnë në qeveritë e tyre dhe në institucionet që i kanë ndërtuar me mund. Ata nuk besojnë as në kapacitet kombëtare për t’u lartësuar si krejt kombet perëndimore dhe për të ecë krah për krah me ta. Si pasojë e këtyre paqartësive, atyre duket se u janë vyshkur idealet për një të ardhme më progresive, ndaj edhe braktisin përditë vendin e tyre. Sepse e ndjejnë se ndodhen në ujëra të trazuara të politikës, në të cilat mund edhe të fundosen.
Duke e parë këtë gjendje amullt, secili njeri racional e di se nga këto ujëra të trazuara nuk mund të dilet pa një anije shpëtimtare, dhe ajo nuk krijohet vetvetiu, e as duke u justifikuar e shfajësuar për gjithçka si kalamaj të llastuar.
E te ne - ata që flasin për politikë dhe ata që kanë përgjegjësi për të bërë politikë progresive - fokusin kryesor s’e kanë te gjetja alternativa më të mira shoqërore në funksion të Res Publica-s, por te gjetja e justifikimeve më të mira për t’i fshehur dështimet. E, duke u justifikuar dhe shfajësuar për çdo gjë, kundërshtarët politikë janë shndërruar në armiq, kurse aleatët perëndimorë, janë përdorur për t’i qëruar hesapet e brendshme.
Për të parë si gjykojnë shqiptarët pas një dështimi të madh, shembull të freskët e kemi dështimin e Shqipërisë për t’i hapur negociatat për anëtarësim në Unionin Europian.
Me këtë akt, plot shqiptarë me të drejtë u acaruan, por politika shqiptare nuk kishte asnjë kreditë moral të turfullonte nga bataku ku është katandisë. E as media që është bërë zgjatim i politikës së egër e të pavlerë.
Po të merrte përgjegjësi për këtë dështim, Kryeministri i Shqipërisë kishte mundësinë ideale që të ngjizte një shkollë të re të përgjegjësisë politike të munguar me shekuj. Por ai s’e bëri një gjë të tillë dhe ky është një dështim i madh, në vazhdën dështimeve të shumta dhe do të lë vragë në historinë kombëtare.
Vërtet, ky dështim i madh, duhej të shërbente për këndellje kombëtare dhe ndërgjegjësim, por ndodhi e kundërta. Leksioni i udhëheqësit të Qeverisë shqiptare ishte i lig. Sepse, ai refuzoi ta pranojë një fakt që nuk mund të mbulohet, për aq sa mund të mbulohet dielli me shoshë. Refuzoi të pranojë dështimin e madh dhe ky refuzim është i dëmshëm sa edhe mos hapja e negociatave me BE-në.
Dështimi nuk ka emër tjetër, përveç dështim, dhe kështu gjykohet nga politika dhe historia. Dhe për çdo dështim, faji asnjëherë nuk është i askujt apo i dikujt tjetër, siç na pëlqen të themi ne, por i atyre që kanë përgjegjësi udhëheqëse.
Udhëheqësit e përgjegjshëm, që janë të vërtetë dhe që e duan të vërtetën, janë të sinqertë me popullin e tyre dhe nuk fshehën prapa mashtrimeve dhe justifikimeve. Kurse udhëheqësit tanë - babëzia politike s’i lë ta shohin realitetin në sy dhe t' i trajtojnë fenomenet e brendshme dhe të jashtme ashtu siç vërtet janë dhe jo siç ata duan të jenë, ndaj edhe nuk pranojnë asnjëherë të flasin për dështime.
Në të vërtetë, as në historinë shqiptare nuk është e lehtë të gjesh ndonjë figurë të rëndësishme dhe me peshë institucionale që të ketë marrë përgjegjësi për dështime eventuale. Dhe më keq, është vështirë të gjesh një figurë që mund të ketë kërkuar falje për gabime dhe huqe gjatë punës së tij.
Kurse në botën e përparuar, rrëfime të tilla ka sa duash.
Duke u justifikuar për gjithçka dhe duke gjetur aty këtu armiq për t’i justifikuar dështimet tyre, te ne është kultivuar kultura e papërgjegjësisë dhe është dëmtuar etika e përgjegjësisë, etikë kjo që qëndron në themelet e qytetërimit të lirisë perëndimore.
Për këtë arsye, shprehja proverbiale se ”të gabosh është njerëzore, por të jetosh në gabime është djallëzore” për ne nuk vlen.
Mentalitetin e justifikimit dhe të shfajësimit, në shumë tekste e ka kritikuar edhe Faik Konica i rreptë që qesëndisej me këtë ves, duke thënë se “shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë se: "u vonuam!" - por - "na iku!"
Një shekull pas, shqiptarët nuk kanë arritur ta shërojnë këtë ves të keq, prandaj, mendimet e Zavalanit, Konicës e të brezit të tyre tingëllojnë krejt aktuale.
Duke u justifikuar dhe duke u shfajësuar për dështimet tona, ne s’mund të vetëdijesohemi për të metat tona dhe të mësojmë nga gabimet tona, ashtu siç bëjnë popujt e mençur dhe siç mëson historia.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38