Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Preç Zogaj
Arsyeja e forcës apo forca e arsyes? Historia ka zgjedhur të dytën. Vetë civilizimi ngjan të jetë pikësëpari një histori e lëmimit të gjuhës dhe mendimit në arsye. Jo vetëm në paqe, por edhe në luftë fiton arsyeja. Sepse arsyeja është forcë, ndërkohë që nuk mund të themi se forca është automatikisht arsye.
Për t’u futur menjëherë në realitetin e zhvillimeve politike në vendin tonë, ia vlen të ndalemi në dy konstatime domethënëse për temën e këtij shkrimi.
E para, Partia Demokratike dhe aleatët e saj të qendrës së djathtë kanë qenë të suksesshëm sa herë kanë vënë arsyen e shëndoshë në themel të aksionit politik dhe diplomatik dhe janë udhëhequr prej saj. Arsyeja ka vetinë që shpërndahet, pëlqehet, bën për vete njerëzinë, rrit numrin e ndjekësve. Ndërkohë që irracionalizmi- le çfarë thuhet- mund të shërbeje si ushqim i gatshëm për një kategori militantësh, por nuk krijon simpati popullore.
Po çfarë është e arsyeshme në kohën tonë? Pyetja kërkon një ese të gjatë. Në thelb mund të themi se e arsyeshmja bashkon vlerat dhe principet e demokracisë me bazat e një mençurie dhe logjike të shekujve që u prin në jetë njerëzve të çdo kohë. Në fakt, pa qenë nevoja të mbyllemi në përcaktime që i bien ngushtë gjithsesi kuptimit të gjerë të ratios, ne mund ta dimë dhe e dimë çfarë është e arsyeshme dhe çfarë jo kur kemi para syve shembuj konkretë. Në vitin 2004 dhe sidomos në fillim të vitit 2005, për shembull, Partia Demokratike ndryshoi regjistrin e artikulimeve duke iu larguar dogmave dhe stilemave të ngurta dhe duke përqafuar një ligjërim të gjallë që mbështetej në dinamikën e zhvillimeve.
Ky ndryshim, sikurse hapja dhe bashkimi, përcaktuan suksesin e saj në atë kohë. Ajo periudhë shumë interesante e historisë së PD-së duhet riparë e studiuar me vëmendje, duke marrë prej saj atë që është e vlefshme për sot. Arsyeja, realizmi, sensi i masës janë disa nga fjalët kyçe që mund të qëmtohen nga ajo përvojë. Sensi i masës ka qenë një temë e madhe e mendimit antik. Poeti nobelist i Greqisë, Jorgos Seferis, theksonte në fjalën e marrjes së çmimit në Stokolm, se sipas korifenjve të filozofisë antike, njeriu që kalon masën duhen të ndëshkohet nga erinitë. “As dielli nuk e kapërcen masën”, citon ai Heraklitin.
Këto mësime i duhen gjithkujt , por mbi të gjitha politikanit që merr përsipër të qeverisë marrëdhënie të ndërlikuara njerëzore. Gjuha realiste rrit besimin te opozita si alternativë. Ajo mban gjallë vetë kuptimin e fjalëve. Kuptim të cilin, gjuha dogmatike e vret, e desemantizon. Nëse do ta lidhnin këtë që po themi me aktualitetin, do të thoshim se ligjërim i gjallë është kur në qëndrimin ndaj krimit, për shembull, nuk mund të flasësh njëlloj, si dje kur bandat kriminale dhe njerëzit e botës së krimit kishin marrë peng lagje, qytete dhe fshatra të tëra dhe si sot kur falë ndikimit të shumë faktorëve, ku përfshihet edhe kontributi i opozitës, mjaft prej këtyre bandave janë goditur e po goditën. Gjuha duhet të lexojë faktologjinë në dinamikë. Ashtu fiton fuqi ndikuese.
Marrim një shembull tjetër: Sot e vlerësojmë si të arsyeshme dhe të drejtë pjesëmarrjen e PD-së në tryezën e reformës zgjedhore. E kërkojnë partnerët ndërkombëtare, është kusht i Bundestangut gjerman, është një biletë rikthimi në sallat e politikës së lartë euroatlantike, ka vlerë praktike për opozitën që kjo të avancojë propozimet e saj. Hatërmbeturit nga ky vendim i PD-së mund të bëjnë një listë me argumente të kundërta: Si të ulemi me një qeveri të cilën e kemi akuzuar dhe e akuzojmë si bandë kriminale, si mafia e tjerë e tjerë? Mirëpo pjesëmarrja fiton mbi mospjesëmarrjen në rezultat. Arsyeja në këtë rast është ajo që lidh veprimin me rezultatin. Nga kjo pikëpamje djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve vendore kanë qenë vendime irracionale, pavarësisht se retorika u ka veshur për disa kohë kostumin e historikes. Po ashtu, gjithë duke lidhur veprimin me rezultatin, një thirrje për protesta në këtë periudhë, edhe pse ka gjithnjë arsye për të protestuar, do të ishte një déjà vu e zgërlaqur në raport me protestat e vitit të shkuar. Do të ishte gjithashtu në kundër rrjedhë me disa zhvillime të periudhës, siç janë mundësia për hapjen e negociatave ketë pranverë dhe domosdoshmëria e thithjes së fondeve për Rindërtimin. PD dhe kryetari i saj, Lulëzim Basha, kanë mbajtur qëndrime korrektë për të dyja këto ngjarje. Falënderimi i vendeve dhe organizatave që mbështeten Shqipërinë me donacione, grante dhe kredi të buta ishte një detyrë, madje nuk do të ishte hiç e tepërt të falënderoheshin nga opozita nominalisht, në një mënyrë të drejtpërdrejtë. Të jesh dhe të duash të shikohesh nga publiku si alternativë e qeverisjes do të thotë të sillesh si qeveri për çështje të caktuara, siç janë për shembull hapja e negociatave, euroatlatizmi në politikën e jashtme, e tjerë. Madje sa më shumë kohë kalon në opozitë dhe sa më shumë u afrohet zgjedhjeve që mund ta çojnë në pushtet, aq më “qeveritare” bëhet opozita në kuptimin e mënyrës si vepron e si sillet. Një sjellje kësisoj vetëm e bën të pëlqyeshme atë në sytë e publikut, ndërsa nuk i heq asgjë nga tharmi opozitar. Jeta është plot me tema të opozitarizmit.
Meqë jemi të bashkëpunimi me partnerët, tani është bërë e qartë për këdo se veprimet e papranueshme nga demokracitë perëndimore nuk kanë asnjë shans për sukses në Shqipëri. Jemi vend i hapur, pjesë e NATO-s, aleatë strategjikë të SHBA-së. Aspirojmë të bëhemi pjesë e BE-së. Për fat, nuk jemi më “ shkëmb graniti dhe fanar ndriçues mes dallgëve”, që ishte metafora e izolimit komunist. Të gjitha llogaritë për nismat dhe veprimet e brendshme politike bëhen në kuadrin e realitetit dhe filozofisë së integrimit.
Këtu vijmë te konstatimi i dytë që lajmëruam në krye të këtij shkrimi. Partia Socialiste dhe qeveria e sotme e Ramës, paradoksalisht në pamjen e jashtme të gjërave, ia dedikojnë një pjesë të qenësishme të mbijetesës dhe sukseseve elektorale sjelljes luajale, herë- herë si nxënës të urtë që nuk ta bëjnë fjalën dysh, me Uashingtonin dhe Brukselin. Kjo mund të ketë ardhur nga komplekset e trashëgimisë izolacioniste dhe antiperendimore të Partisë së Punës nga doli PS-ja, por ç ‘rendësi ka! Socialistët tanë janë dalluar në shmangien e divergjencave, përplasjes apo luftës së ftohtë me ambasadorë dhe kryeqytetet të vendeve perëndimore. Kur janë kritikuar për nisma ligjore të dyshimta apo të vlerësuar si antidemokratike ata, në përgjithësi, ose janë tërhequr, ose kanë reflektuar. Përtej epiteteve që mund tu vëmë këtyre raporteve, spikat një gjë tjetër më e rëndësishme, që populli e ka sintetizuar me një shprehje kuptimplotë: Si është vendi bëhet kuvendi. Kjo është një filozofi që promovon arsyen. Vendi për ne sot është hapësira euroatlantike. Ku arsyeja është fuqi madhore. /Gazeta Liberale
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38