Flash News

KRYESORE

Në kërkim të protestuesve te Rruga e Kombit, policia bastis edhe lokalet e Kukësit

Në kërkim të protestuesve te Rruga e Kombit, policia bastis edhe

Ka dalë një tjetër video e aksionit të policisë gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Kukësit, e cila tregon se Forcat e Rendit kanë bërë kontrolle të imtësishme edhe në lokalet e qytetit verior.

Denoncimi është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i referohet një qytetari kuksian.

"Doktor ja një fakt se çfarë ka ndodhur dje në orë 3 të mëngjesit në Kukës. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe në familjet kuksiane”, shkruhet në statusin e publikuar nga Berisha.

Ndërkohë, 24 të arrestuarit janë dërguar nga policia në Tiranë për të shmangur incidentet me familjarët e tyre, të cilët gjatë ditës së sotme kanë qëndruar para komisariatit të Kukësit.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/982674605226780/

Të fundit