Në koalicion me Albin Kurtin, Vjosa Osmani tregon dy postet që synon në qeverinë e re të Kosovës

Vjosa Osmani, përfaqësuesja e LDK-së, e cila është dakordësuar për koalicionin me lëvizjen Vetëvendosja në Kosovë pas zgjedhjeve të 6 tetorit ka treguar se cilat janë postet që synon në qeverinë e re.

E ftuar në emisionin ‘Opinion’, u pyet se cilat janë postet që do donte të drejtonte në qeverinë e re, ndërsa ajo tha qartazi se synimi i saj janë kreu i kuvendit ose  Ministria e Jashtme.

“Personalisht,  akoma nuk kam vendosur për këtë temë. Do të jetë vendimi i imi natyrisht në konsultim me partinë që përfaqësoj dhe unë do të jem aty ku t’i shërbej vendit tim më së miri. Qoftë në krye të Kuvendit qoftë në krye të politikës së jashtme, megjithatë unë nuk e kam marrë këtë vendim”, tha Osmani.